Të stresuar? Shkenca thotë që kjo ngjyrë duhet të mbizotërojë në dhomën tuaj të gjumit


Ngjyrat njihen të kenë një efekt të caktuar në trurin e njeriut dhe si na bën të ndihemi një ngjyrë, nuk na bën një tjetër. Thuhet se kuzhina duhet lyer e kuqe, pasi në këtë mënyrë ndillet oreksi, dhoma e ndjenjes e gjelbërt, pasi na relakson, e dhoma e gjumit në tonet e blusë. Kjo sipas një studimi të Travelodge në vitin 2013, i cili doli në përfundimin se e kaltra, mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit ! Studiuesit gjetën se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me hijet e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e së verdhës, lejlasë etj.