Çfarë duhet të keni parasysh kur të arredoni shtëpinë; këshillat nga profesionistët e vërtetë


Thonë se dashuria vjen nga stomaku e si rrjedhim nga kuzhina. Në kuzhinë trended nuk janë vetëm aspektet vizuale të saj, por dhe ato funksionale, ndaj si trendin kryesor të këtij viti do të përmendnim shfrytëzimin maksimal të të gjitha hapësirave të kuzhinës, nëpërmjet aksesorëve të sofistikuar që e mundësojnë këtë. Për sa i përket dizajnit, do të sugjeronim një të thjeshtë, linear, me formë kapakësh të ndërthurur me detajet e çmueshme, që kur kombinohen me materialet e mrekullueshme, si mermeri, kristali dhe kuarci, ia shtojnë më shumë vlerën kësaj kuzhine. Këtë kuzhinë e gjeni ekskluzivisht në “show-room”-in e “Aran Cucine” në “Prestige Home”. Këto kuzhina nuk janë thjesht të tilla, por konsiderohen si sisteme unike të personalizuara jetese. Një trend tjetër i këtij viti është përdorimi i materialeve ekologjike, ndaj koleksioni i ngjyrave të tokës, bashkëlidhur me finiturat e drurit, si dhe kombinimi me materialet, si Fenix dhe PET, konfirmojnë kujdesin ndaj mjedisit. Që prej vitit 1962 kjo markë prodhon rreth 60,000 kuzhina në vit, të cilat tregtohen në 120 shtete të ndryshme, me mbi 1500 pika shitjeje në të gjithë botën. Dizajn, traditë, talent, kërkim, inovacion, pasion: bukuri italiane. Çdo ditë krijojmë zgjidhje elegante dhe inovatore, për të përmbushur kërkesat e të gjithë anëtarëve të familjes dhe që të bëjmë të mundur që vendi më i rëndësishëm në shtëpitë tona, të mbushet me kujtime të këndshme. “Aran” kujdeset gjithmonë që dizajnët dhe prodhimet e saj t’i bëjë me pasion, duke përdorur standarde të larta në prodhim, çka mundëson që kuzhinat “Aran” të vijnë me 5 vjet garanci. Një element tjetër ku duhet të tregohemi të kujdesshëm, është përzgjedhja e elektroshtëpiakeve, pasi duhet të marrim në konsideratë jo vetëm funksionalitetin e tyre, lehtësimin e jetës, por edhe kursimin maksimal të energjisë elektrike dhe jetëgjatësinë e këtyre produkteve. Për këtë na vjen në ndihmë TEKA, aty ku risia, cilësia dhe jetëgjatësia qëndrojnë mbi të gjithë dhe gjithçka! Seria e re e pajisjeve TEKA karakterizohet nga shumë tipare: dizajn bashkëkohor dhe elegant në çdo model. Ndër karakteristikat e tjera, mund të përmendim konsum të ulët energjie, siguri, saktësi dhe lehtësi në përdorim. Modelet më të avancuara përmbajnë ekran të ri kontrolli, i cili është shndërruar në objektin më të mirë dhe të domosdoshëm në kuzhinë. Pastrimi i këtyre pajisjeve është më i lehtë se kurrë më parë, falë pastrimit “DualClean” me anë të dy sistemeve të vetëpastrimit: “Pyrolisis” dhe “Hydroclean”. Furrat e vogla dhe ato kompakte, tashmë vijnë me kapacitet 30 % më të madh, për të gatuar më shumë ushqim. Dizajni në kuzhinën tuaj është një nga qëllimet tona, si rezultat, të gjitha linjat e dizajnit në kuzhinat tona kanë furra kompakte, makinë kafeje, pjanura, aspiratorë dhe aksesorë që mund të kombinohen me të njëjtën pamje, për të krijuar harmoni dhe njëtrajtshmëri. Tava “Multicook” për gatim të shumëllojshëm mundëson gatimin e ushqimit me avull në furrë. Ai është gjithnjë i shëndetshëm, pasi ruan të gjitha vitaminat dhe vlerat ushqyese. Pra, kemi rezultate të përsosura dhe një pamje të njëtrajtshme. Tani ofrohet edhe më shumë energji për gatimin, nëpërmjet rezistencës shtesë në të gjitha modelet multifunksionale të llojit “Surround- Temp”. Këto lloj furrash ulin konsumin e energjisë elektrike deri në 20 % dhe ndihmojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Një gjumë i qetë është themeli i një jete të shëndetshme. Kohëzgjatja dhe cilësia e tij ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Për këtë arsye, blerja e një dysheku të ri dhe cilësor është investim serioz për shëndetin tuaj, që nuk duhet bërë më shumë se një herë në dekadë. Së pari, dyshekët që duhet të përdorni duhet të sigurojnë mbështetje maksimale dhe të mos deformohen. Këto produkte mund t’i gjeni në “Magniflex”, kompania lider që ofron një gjumë cilësor. “Magniflex” përpiqet gjithmonë të vendosë përvojën e gjerë dhe komfortin në shërbim të gjumit, duke mundësuar një jetë me më shumë mirëqenie, pasi produktet ofrojnë komoditet dhe cilësi maksimale. Njerëzit vazhdojnë të flasin për cilësinë e gjumit dhe metodat e relaksimit për të ulur nivelin e stresit, gjë që dëshmon se mirëqenia personale ka rëndësi të veçantë. “Magniflex” lindi në Toskanë, Itali, në vitin 1962, një rajon që ka spikatur gjithmonë për artin dhe gjenialitetin. Sot, “Magniflex” është kompania më e madhe në Europë në sektorin e prodhimit të dyshekëve. E pranishme në 98 vende të botës, me një kapacitet prodhimi 10,000 dyshekë në ditë dhe e certifikuar nga 11 entet më prestigjioze. Ndriçimi është një nga elementet kryesore për çdo shtëpi.